Serbia mundohet ta quaj dialog teknik, Kosova largohet dhe nuk i vazhdon bisedimet në Bruksel

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka folur rreth takimeve që ka pasur përgjatë dy ditëve me palën kosovare të udhëhequr nga koordinatori për dialogun, Skënder Hyseni.

Gjuriq bisedimet e këtyre dy ditëve i ka quajtur si ‘dialog teknik në Bruksel’, dhe ka treguar se gjatë diskutimeve kanë folur dhe paraqitur argumente për serbët e zhdukur e të zhvendosur.

Derisa thotë se pala kosovare ka refuzuar që të marrë pjesë në diskutimet e sotme që i janë dedikuar bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.

“Delegacioni i Prishtinës ka refuzuar që të marrë pjesë në këtë takim”, ka thënë Gjuriq për tanjug’.

I pyetur rreth deklaratave të sotme të presidentit, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit, Avdullah Hoti, se Kosova nuk duhet të diskutojë me Serbinë për çështje teknike, Gjuriq ka thënë se “Serbia ka udhëtuar për në Bruksel që të tregoj përgjegjësi dhe seriozitet në diskutime, dhe jo të hedh bomba politike dhe të lëshojë deklarata të papërgjegjshme”.

Tutje ai ka thënë se vazhdimi i dialogut teknik do të ndodh në ditët e ardhshme mbase në fillim të javës që po vjen.

 “Do ta shohim, nëse pas këtyre deklarimeve të zyrtarëve nga Prishtina, do të ketë gatishmëri për vazhdimin e dialogut”, ka thënë Gjuriq.