Aleksandar Vuqiç

Serbia kërkon sqarime nga Shqipëria pse s’i shitet Telekom Albania

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuqiç ka thënë sot se do të bisedojë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për situatën lidhur me ofertën e Telekomit serb për ta blerë telekomin Shqipërisë, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë kështu gjatë një paneli me sekretarin e përgjithshëm të NATO –s Jens Stoltenberg.

“Nuk e di nëse Jens (Stoltenberg) e di, por Telekom Serbia e ka ndër mend ta blejë Telekom Albanian dhe ne kemi e dhënë ofertën më të mirë, porse ministri i Telekomunikacionit i Shqipërisë nuk është pajtuar me atë shitje, sepse ka menduar se Serbia nuk është investitor i mirëseardhur”, citon “novosti të ketë thënë Vuçiq

Ai ka theksuar se për këtë do të bisedojë me Edi Ramën në mënyrë që të zgjidhet situata.