Taksa e Kosovës

Serbia i bën llogaritë: Për një muaj të vendosjes së taksës humbëm 34,6 milionë euro

Kanë kaluar plotë një muaj që prej kur Qeveria e Republikës së Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj ka marrë vendim që të sanksionojë hyrjen në Kosovë të produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina përmes një takse prej 100 për qind.

E për gjithë këtë periudhe kohore, ky vendim i ka shkaktuar dëme Serbisë rreth 34,6 milionë euro.

Këtë e ka konfirmuar ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Lajiq, i cili ka thënë se tani Serbia eksporton shumë më pak në Kosovë.

“Ka shumë pak gjëra që po eksportohen në Kosovë. Ato mallra të cilat nuk janë subjekt i sanksioneve”, ka thënë ministri serb.

Ai ka thënë se përveç taksës, Serbisë po i bënë dëm edhe fushata që po bëhet në Kosovë kundër produkteve dhe mallrave me origjinë nga Serbia.