Serbia eliminohet nga kampionati botëror i basketbollit “Kina 2019”

Argjentina ishte kombëtarja e cila ia shkaktoi humbjen e dytë Serbisë, pas Spanjës, mirëpo kjo humbje i kushton me eliminim kombëtares serbe.

Gjatë gjithë ndeshjes, Argjentina ishte më e mirë se Serbia duke fituar tre nga katër çerekët e zhvilluar.

Rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje ishte 97:87 në të mirë të Argjentinës.

Argjentina në gjysmëfinale do ta presë fituesin e ndeshjes SHBA – Francë.

loading…