Mitrovica e Veriut

Serbi i Mitrovicës së Veriut thotë se u detyrua t’i vendosë barrikadat: Nuk kemi shkuar me dëshirën tonë

Disa qytetarë në veri të Kosovës, sipas “Kossev” janë thirrur këto ditë për t’u intervistuar si të dyshuar. Kjo, lidhet me barrikadat e vendosura në dhjetorin e vitit të kaluar. Deri më tani, raportohet se nuk ka të arrestuar, por vetëm të intervistuar.

Një qytetar i Mitrovicës së Veriut, i cili sipas mediumit ka dashur të mbetet anonim, ka thënë se sapo ka marrë ftesë.

Sipas tij, dokumenti nuk tregon për çfarë saktësisht është thirrur, por si i dyshuar, supozohet se ka të bëjë me barrikadat e vendosura para një viti.

Ai raportohet se ka konfirmuar që ka edhe të tjerë persona që kanë marrë fteën e njëjtë, dhe disa prej tyre veçse kanë shkuar dhe janë pyetur mbi këtë çështje, por personi që flet për mediumin serb, nuk është nëjr prej tyre.

Sipas tij, avokati i ka thënë që “ka 50 për qind shansë që do të arrestohet”, si rezultat i së cilës, ai ka refuzuar të përgjigjet.

Por në një citat tjetër, ai raportohet të ketë thënë se “është detyruar të marrë pjesë në vendosjen e barrikadave”.

“Askush nga ne nuk kemi shkuar atje me dëshirën tonë, dhe tani, fatkeqësisht, kur marrim thirrje të tilla nuk është askush për të na përkrahur…Ka një heshtje të përgjithshme mbi këtë temë.” – citohet se ka thënë ai.