Mitrovicë

Serbët të ngazëllyer pas fjalimit të Vuçiqit: Do të flemë të qetë sonte, Serbia na mbronë

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka deklaruar se mesazhi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq drejtuar serbëve në Kosovë ka sjellë gëzim.

Ai ka theksuar se ato sonte “qetësisht do të flenë më fëmijët e tyre, sepse e dinë që nuk janë vetëm dhe se për atë mendon shteti i Serbisë”.

“20 vjet presim që dikush ta mbrojë popullin serb, sepse nuk kërkojmë shumë. Neve na duhet vetëm paqja dhe siguria. Fjalët tuaja kanë shumë rëndësi për neve, sepse sonte do të flemë të qetë me fëmijët tanë dhe do t’u themi atyre se nuk janë vetëm dhe se përveç neve, për ata mendoj edhe shteti i Serbisë”, ka thënë Rakiq, transmeton Ballkani.info.

Ai ka shtuar se mesazhi që kanë dëgjuar është mesazh i paqes dhe e ka falenderuar Vuçiqin i cili, sipas tij, dëshiron ta ruaj me çdo çmim, “dhe nëse është e nevojshme edhe me forcën ushtarake”.

“Ne askënd nuk e kërcënojmë, por edhe ju themi se këto do të mbesim, sepse nga këtu nuk ka kthim pas”, ka thënë Rakiq.

Mesazhin e Vuçiqit serbët në pjesën veriore të Mitrovicës e kanë përcjellë drejtpërdrejt nga një ekran i madh.

Presidenti serb u ka thënë serbëve sonte se mos të brengosen dhe se Serbia do të ketë fuqi që t’i mbrojë ata nëse vijë deri tek “keqpërdorimi i ushtrisë së Kosovës”. /Ballkani.info/