Serbët sulmojnë portalin ruso-serb “Kosovo-Online” për gënjeshtrat që i publikojnë

Portali serb “Kosovo Online” që aktivitetin e vet e shtrinë kryesisht në veri të Kosovës, ka njoftuar sot se ka qenë shënjestër e një sulmi, kësaj radhe përmes rrjeteve sociale, ku thuhej se portali mbështet “separatizmin shqiptar” dhe e promovon atë në mënyrë aktive.

Madje, redaktorët e portalit janë kërcënuar edhe me “plumb pa gjyq”, shkruan Ballkani.info.

Në Instagram llogaria me emër “identitet.rs.srb” shkruan se janë në këtë portal janë të punësuar “Serbët që mbështesin të ashtuquajturën Kosovë të pavarur” dhe se janë përdorur termat “President i Kosovës” dhe “Kryeministri i Kosovës” çdo ditë.

“Shpresojmë që një ditë Serbia të bëhet shtet ligjor që do të ndëshkojë ashpër ata që promovojnë separatizëm, siç bëjnë gazetarët e portalit Kosovo Online”, thuhet në njoftim.

Ky portal njihet për propagandë kundër shtetit të Kosovës dhe publikimin e lajmeve të rreme. Në disa raste “Kosovo Online” ka shkruar lajme të rrejshme duke bërë që institucionet e sigurisë të reagojnë në disa raste.

Ballkani.info ka raportuar kohë më parë ekskluzivisht për sulmet e serbëve ndërmjet vete, derisa kishte reagime të këtij portali se kjo nuk ishte e vërtetë.

Më 16 janar të këtij viti Ballkani.info raportoi se portali pro-rus në gjuhën serbe Kosovo-Online  ishte është bllokuar në orët e hershme të mëngjesit të asaj dite. Ballkani.info mësonte ekskluzivisht se si rezultat i qëndrimeve të ndryshme brenda redaksisë dhe gazetarëve të Kosovo-Online lidhur me referendumin në Serbi dhe mos mbajtjen tij në Kosovë, disa punonjës serb të Kosovo-Online e kishin bllokuar faqen e kësaj medie.

Madje një pjesë e redaksisë së Kosovo-Online, për të arsyetuar përçarjen dhe pakënaqësitë e brendshme dhe arsyen e vërtetë të këtyre dallimeve, janë munduar që në një tentativë të dëshpëruar që fajin për bllokimin e faqes të ja lënë sulmeve nga hakerët, përmes një postimi të tyre në faqen në “Facebook”.

Portali pro-rus Kosovo-Online funksionon në komunat veriore te Kosovës dhe ka orientime radikale ruso-serbe. Kryeredaktor i kësaj medie është Milos Garic, ish-punonjës i Sputnik Serbia, gjë që pasqyrohet qartë edhe në politikën redaktoriale pro-ruse dhe anti-perëndimore të kësaj medie. /Ballkani.info/