Në ndërtesën e Komunës së Mitrovicës sot punëtorët e larguar nga institucionet e Kosovës kanë nënshkruar kontrata me të cilat është realizuar premtimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se askush pas largimit nga institucionet e Kosovës nuk do të mbetet pa të ardhura.
Më shumë se qindra punëtorë kanë nënshkruar kontrata, të cilat mundësojnë që nga dhjetori t’u paguhen të ardhurat që kanë pasur kur kanë qenë punonjës të institucioneve në Kosovë
Kontrata parashikon se do të rregullohen marrëdhëniet e tyre të punës dhe juridike, si dhe sigurimet pensionale dhe shëndetësore.

Përveç kësaj komune, sot janë nënshkruar kontrata edhe në komunat tjera në veri të Kosovës.

Përfaqësuesit ndërkombëtarë bëjnë thirrje për një deeskalim të menjëhershëm të tensioneve, që nënkupton që qeveria në Prishtinë të shtyjë afatin për (ri)regjistrimin për 10 muajt e ardhshëm, të fillojë menjëherë bisedimet për formimin e ZSO-së dhe që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës.







