Serbët protestojnë në Rudarë
Ka filluar të mbahet protesta në Rudarë, ku serbët po protestojnë kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksë ndaj produkteve të Serbisë.
Raportohet se rreth 3 mijë serbë janë mbledhur për të protestuar, ndërsa deri tani protestuesit janë të qetë dhe nuk ka ndonjë incident, raporton Telegrafi.
Në disa vende në veri është paraparë që të mbahen protesta nga ora 12:00.


