Serbët i bëjnë gati tendat, vendosin të qëndrojnë tërë natën në Jarinjë VIDEO

Protestuesit në Jarinjë, në pikën kufitare me Serbinë, janë duke vendosur tenda për të qëndruar gjatë natës.

Në një video që ka siguruar Ballkani.info, serbët shihen duke bërë gati një tendë.

Për shkak të bllokimit të rrugës atje janë krijuar kolona të gjata në anën e kufirit me Serbinë.

Qytetarët është dashur të kalojnë kufirin në këmbë. Ndërsa në Bërnjak, Policia e Kosovës është dashur të hedh lotsjellës në tentim për të liruar rrugën.

E gjitha kjo pas vendosjes së reciprocitetit në targa, sot nga Qeveria e Kosovës.

Ky vendim ka sjellë shumë reagime. /Ballkani.info/