LAJMI I FUNDIT

Serbët e Kosovës me pasaporta të lëshuara nga Serbia s’mund të lëvizin pa viza në BE

Liberalizimi i vizave ka hyrë në fuqi sot për qytetarët e Kosovës, por nuk vlen për poseduesit e pasaportave të lëshuara nga e ashtuquajtura Administratë Koordinuese e Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Nga Brukseli konfirmojnë se Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së duhet të bien dakord për një vendim të tillë dhe shtojnë se procedura është në vazhdim e sipër, transmeton Ballkani.info.

Komisioni Evropian paraprakisht ka paraqitur një propozim për heqjen e vizave për qytetarët që kanë pasaporta të lëshuara nga MPB-ja e Serbisë, por procedura është ende në vazhdim.

Domethënë, bëhet fjalë për bashkëvendim, gjegjësisht vendim duhet të kalojë edhe nga Këshilli i BE-së edhe nga Parlamenti Evropian. Siç mëson Kosova online në Bruksel, propozimi duhet të shqyrtohet në nivel pune dhe politik në Grupin Punues të Këshillit të BE-së për Ballkanin Perëndimor në fillim të janarit.

Kur aty merr “dritën jeshile”, propozimi i dërgohet Grupit të Punës për Vizat dhe më pas konfirmohet në Parlamentin Evropian. Hapi i fundit në proces është miratimi në takimin ministror.

Qeveria e Kosovës më herët ka deklaruar se është e shqetësuar për propozimin e Komisionit Evropian për anulimin e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe, të cilët jetojnë në territorin e Kosovës, dhe ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që ta rishqyrtojë atë propozim. /Ballkani.info/

​BONUS VIDEO: Nisen për në Vjenë 50 qytetarë që fituan udhëtimin nga Qeveria