Senzacionale: Franca eliminon SHBA-të nga Kampionati Botëror

Franca ka mposhtur 5 herë kampionin botëror, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çerekfinale të Kampionatit botëror të basketbollit me rezultat 89:79.

Franca ishte në epërsi shumicën e kohës, ndërsa fillimi i çerekut të fundit ishte pjesa ku SHBA-ja shkriu epërsinë prej 10 pikëve të Francës duke kaluar edhe në avantazh, megjithatë francezët u kthyen dhe e fituan ndeshjen me epërsi të konsiderueshme.

Franca, tash do të ndeshet me Argjentinën në gjysmëfinale të premtën, ndërsa favoritët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kthehen në vendlindje pa ndonjë sukses.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës morën pjesë pa emrat e mëdhenj të NBA-së, ndërsa kjo është hera e parë që eleminohen në këtë fazë të hershme.

loading…