Senatori amerikan jep deklaratë të fuqishme në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Senatori amerikan, Chris Murphy ka folur në një konferencë për media pas takimit që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai në Prishtinë ka thënë se grupi i senatorëve ka ardhur për të kremtuar miqësinë mes Kosovës dhe SHBA-ve.

Murphy është shprehur i gëzuar për siç tha ai zhvillimin ekonomik të Kosovoës.

“Jemi këtu si delegacion dypartiak për të kremtuar aleancën mes Kosovës dhe SHBA-së. Kjo është vizita e ime e tretë në Prishtinë dhe më vjen mirë që po dëgjoj për zhvillimin ekonomik. E kemi filluar vizitën tonë në kampin “Bondsteel”. SHBA-të vazhdojnë që të mbajnë një përkushtim të madh për sigurinë e Kosovës”, tha ai.

Tutje, ai falënderoi Kosovën edhe për strehimin e afganëve.

“Ne jemi mirënjohës për përkushtimin për të shpëtuar jetën e qytetarëve afganë. Na vjen keq dhe natyrisht jemi të pikëlluar me humbjen e sekretarit të shtetit, Madeleine Albgriht”, tha tutje ai.

Murphy mbështetje të jashtëzakonshme dha edhe për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO.

“Ne folëm për interesat e Kosovës për t’iu bashkuar NATO-s dhe BE-së. Është më urgjente se kurrë që të sigurojmë që shtete të vogla si Kosova të gëzojnë mbrojtje. Na vjen mirë që dëgjuam për reformat që kanë të bëjnë për hyrjen në NATO. Ne do të punojmë bashkërisht në Uashington për të gjetur mënyra për ta bërë këtë. Bisedimet me Serbinë janë të zorshme, por janë të rëndësishme”, tha Murphy