Driton Selmanaj

Selmanaj: Qeveria Kurti po largon nga puna sinjalizuesit korrupsionit, Kurti është i përfshirë në korrupsion

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka adresuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë Kurti për korrupsion.

Ai ka thënë se në aferat kryesore të korrupsionit është i përfshirë kryeministri Albin Kurti.

Në seancën e sotme parlamentare, ku po diskutohet për raportin e DASh-it, ai ka thënë se Qeveria Kurti po suspendon nga puna sinjalizuesit e korrupsionit.

Sipas tij, kjo ka ndodhur në të dy raste konkrete.

Çka e bën më shqetësues është se për të gjitha këto çështje pothuajse në mënyrë të drejtpërdrejt kryeministri involvohet. Dy raste ku kanë sinjalizues të qartë, në rastin e rezervave shtetërore edhe në rastin e ambalazhuesve të ujit, dy njerëz që kanë treguar integritet moral dhe patorik për të mbrojtur këtë vend i keni suspenduar prej punës. Edhe në rastin e ministrit së Tregtisë dhe në rastin e Ministrisë së Ambientit”, ka thënë Selmanaj.