“Selmanaj bashkë me qeverinë Koti, duhet ta lirojnë objektin e qeverisë” – reagimi i ashpër i deputetes së VV-së

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka kërkuar që zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj, disa deputetë të LDK-së dhe AAK-së duhet ta lirojnë objektin e Qeverisë dh Parlamentit.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Pacolli ka shkruar se ata nuk kanë vend në institucionet e shtetit të Kosovës.

“Ajo çfarë bëri z. Selmanaj është pasqyrë e qeverisë së LDKsë dhe AAK-së. Prandaj, z. Selmanaj bashkë me qeverinë Koti e disa deputetë të LDK-së dhe AAK-së duhet të fillojnë mbledhjen e gjësendeve të tyre e të lirojnë sa më parë objektin e qeverisë e të parlamentit. Ata nuk kanë më vend në institucionet e shtetit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Pacolli.