Selimi thotë se e parashikoi krizën: Ku do të ndodhë betimi i kryetarëve të rinj, nën kërcënim të dhunës?

Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka thënë se e ka parashikuar krizën e radhës në lidhje me marrëdhëniet Kosovë-Serbi, kjo për betimin e kryetarëve të rinj të komunave veriore.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, Selimi ka thënë se kjo ka qenë lehtësisht e parashikueshme.

Ai tutje ka shtuar se Ohri “në mënyrë të pashpjegueshme” dështoi të adresojë shumicën e pikave të krizës.

“A do të ndodhë? Ku? Brenda ndërtesave të Kuvendit (nën kërcënimin e barrikadave dhe dhunës fizike)?”,  ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Unë e kam parashikuar krizën e ardhshme (vetëm sepse është lehtësisht e parashikueshme. Ohri në mënyrë të pashpjegueshme dështoi të adresojë shumicën e pikave të krizës) që është betimi i kryetarëve të zgjedhur në veri të Kosovës. A do të ndodhë? Ku? Brenda ndërtesave të Kuvendit (nën kërcënimin e barrikadave dhe dhunës fizike)?