Selimi në Departamentin e Drejtësisë në SHBA kërkon që gjyqtarët dhe prokurorët amerikanë të vijnë në Kosovë

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla që po qëndrojnë në SHBA bashkë me anëtarët e tjerë të delegacionit të Kosovës që do të takohen me Serbinë janë takuara me Bruce Swartz nga Departamenti i Drejtësisë̈ së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Selimi ka thënë se për fuqizimin e sistemit të drejtësisë, e pazëvendësueshme përkrahja e miqve amerikanë, ndërsa ka theksuar mundësinë që gjyqtarët dhe prokurorët të vijnë në Kosovë.

“Për fuqizimin e sistemit të drejtësisë̈ mbetet e pazëvendësueshme përkrahja e miqve amerikanë. Në Washington, me ministren Haradinaj-Stublla patëm një̈ bashkëbisedim të frytshëm me Bruce Swartz nga Departamenti i Drejtësisë̈ së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilin e falënderova për tërë vullnetin dhe investimin amerikan për konsolidimin e drejtësisë në Kosovë, që ka rezultuar të jetë shumë i suksesshëm.
Në rrjedhë të takimit, e informova z. Swartz për ecurinë e reformave në sistemin e drejtësisë̈ dhe diskutuam për mundësinë̈ e zgjerimit të bashkëpunimit për ngritjen e kapaciteteve të gjyqësorit dhe prokurorisë̈ në Kosovë, që mund të implementohet duke sjelle përvojën direkte të gjyqtarëve dhe prokurorëve amerikanë tek ata kosovarë. Kosova është e bekuar që ka përkrah ShBA-në dhe miqësinë me të do ta kultivojë si vlerën më të çmuar të saj”, ka shkruar Selimi.