Bernard Challandes, njihet për suksesin e madhe dhe transicionin që ka bërë me ekipin e Kosovës.

Mirëpo më shumë se kaq, ai është një “inatçor” i fort, saqë e ka bindur vetën që për shkak të një gjesti të Bernard Berishës, në ndeshjen ndaj Greqisë, mos ta ftoj atë, për ndeshjën më të rëndësishme të historisë së Kombëtares së Kosovës, shkruan Ballkani.info

Berisha që ishte njëri ndër lojtarët e pakët që ka luajtur në dy muajt paraprak, për shkak të ligës ku luan ai (liga ruse që ka filluar shumë më herët se të tjerat), ka pasur pregaditjen më të mirë fizike dhe ka qenë lojtari më në formë për Kosovën, për të mos thënë i vetmi.

Ishte pikërisht Berisha që shënoi “golin e nderit” në “Fadil Vokrri” ndaj Greqisë, por mënyra e festimit, duket se e ka privuar lojtarin që të grumbullohet me “Dardanët” për ndeshjen historike ndaj Maqedonisë së Veriut.

Selektori Challandes deklaroi menjëherë pas takimit me Greqinë që nuk pranon të tilla sjellje, e sulmuesi shtatëshkurtër, tha se vetëm zemra e tij e di, se sa shumë ka vuajtur këto dy vjet./Ballkani.info/