Selakoviq: E rëndësishme që Ballkani i Hapur të funksionojë, do të vizitojë Rusinë së shpejti

Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq ka deklaruar se është e rëndësishme që Ballkani i Hapur të funksionojë e të fillojë të japë rezultatet e para.

Selakoviq theksoi se është e rëndësishme që të forcohet “Open Ballkan”, përmes lëvizjes së lirë të njerëzve, shërbimeve, mallrave e kapitalit. Sipas tij “Open Ballkan” po bëhet edhe më tërheqës, për shkak të rezultateve që jep.

“Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë të lidhura përmes hapjes”, tha ai.

Ministri serb, Selakoviq tha se ende nuk dihet data e vizitës së tij në Rusi, teksa shtoi se bisedimet me kancelarin gjerman, Olaf Scholz gjatë vizitës së tij  në Beograd, do të jenë të vështira, por të rëndësishme për stabilitetin dhe rrugën evropiane të Serbisë.

“E pranova ftesën për të vizituar Moskën. Nuk mund të them se kur do të realizohet. Është duke u dakorduar një datë dhe temat sigurisht që do të jenë të rëndësishme për Serbisë”, shtoi ai.