Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 11.12.2024, ka realizuar planin Operativ, “Qarshija e Gjatё”, duke asistuar Inspektorët komunal tё tregut tё Komunёs sё Pejёs, plani ёshtё realizuar nё rrugën “Qarshia e Gjatё” nё Pejё.        

Duke përfillur procedurat ligjore, tek tre (3) persona tё dyshuar (shitёs ambulant) janё gjetur dhe sekuestruar:

  • Gjashtёdhjetё e gjashtё (66) mjete tё mprehta (brisk)
  • Pesё (5) boksa metalik
  • Dy (2) revole shkrepsё
  • Njё (1) shufёr metali

Tё gjitha veprimet janё marrё nё koordinim me Prokurorin e Shtetit, thuhet në njoftimin e Policisë. /Ballkani.info/