Sekuestrohen dy armë zjarri në një klub nate në Prishtinë, arrestohen tre persona

Gjatë natës së kaluar nga zyrtarët e stacionit policor Qendra në Prishtinë, janë shoqëruar në stacion policor tre persona dhe janë sekuestruar dy armë zjarri.

Sekuestrimi i armëve është bërë, në dy lokacione të ndryshme, thuhet në një njoftim të policisë.

Bëhet e ditur se rasti i parë ka qenë në një klub nate, ndërsa tjetri në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

“Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit të njëjtit janë proceduar më tej”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Sekuestrohen dy  armë zjarri në Prishtinë

Prishtinë, 25 shtator 2022 – Gjatë natës së kaluar nga zyrtarët e stacionit policor Qendra në Prishtinë, janë shoqëruar në stacion policor 3 persona dhe janë sekuestruar dy armë zjarri.

Sekuestrimi i armëve është bërë, në dy lokacione të ndryshme.

Rasti i parë ka qenë në një klub nate, ndërsa tjetri në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit të njëjtit janë proceduar më tej.