Sekuestrohen 1 miliard dollarë para të falsifikuara në Stamboll, zbulohet destinacioni

Forcat turke të sigurisë konfiskuan një miliard dollarë para të falsifikuara në Stamboll dhe arrestuan gjashtë persona të përfshirë në operacion, njoftoi zyra e guvernatorit.

Mes të arrestuarve ishte një shtetas i Ganës dhe tre shtetas të Suedisë, njoftoi Reuters.

Forcat e xhandarmërisë raportohet se i ndoqën të dyshuarit në një magazinë në lagjen Kagitane të Stambollit, ku ata sekuestruan kartëmonedha të rreme 100 dollarë, tha zyra.

Kartëmonedhat e falsifikuara ishin menduar të dërgoheshin në vendet afrikane.

 Pas bastisjes së shtëpive të të dyshuarve, atyre iu janë marrë para dhe bizhuteri. Zyra e guvernatorit tha se grumbullimi i falsifikimeve ishte më i madhi në historinë e Turqisë.

Për gjithçka janë informuar konsullatat e Suedisë dhe Ganës./Euronews.al