Sekretet e bukurisë së Dua Lipës

Dua Lipa zbulon sekretet e bukurisë për revistën “Elle”, ndërsa tregon se nuk mund ta hajë ushqimin në se nuk është i djegëst.

Këngëtarja Dua Lipa zgjohet në orën 06:30 të mëngjesit, ushtron pesë ditë në javë dhe kujdeset shumë për lëkurën e saj.

Këto dhe detaje tjera për përditshmërinë e saj, Dua Lipa i bëri të ditura në një intervistë për revistën e njohur “Elle”.

Në frigoriferin e bukuroshes 24 vjeçare gjithmonë ka salca të djegësta, madje edhe kur udhëton nëpër turne sigurohet që gjithmonë t’i marrë me vete.

Më poshtë keni intervistën e plotë të këngëtares shqiptare:

Zgjohem në 6.30 të mëngjesit. Nuk kam planifikuar të bëhem një vajzë që zgjohet herët. Por tani kam ndryshuar. Çfarë ndodhi?

Unë e filloj ditën me një dush, pastaj pastrues kremi, serum me vitaminë-B, krem hidratues dhe SPF. Unë kurrë nuk kam qenë kaq e kujdesshme ndaj lëkurës, por tani udhëtoj shumë, ndaj më duhet.

Unë e mbaroj ditën me një vaj pastrues për të hequr makijazhin tim, i ndjekur nga një serum probiotik dhe krem për fytyrën.

Cila është rutina juaj e makijazhit? Mundohem të mos vë maijazh në ditët që nuk më duhet, por nëse e bëj, duhet 15 minuta maksimum. Unë vendos lapsin për vetulla, hijezimin e syve dhe rimelin, dhe më pas unë jam te dera gati për të dalë.

Unë ushtroj pesë ditë në javë në mëngjes. Kur jam në turne, përdor “Class Pass”, ose bëj një stërvitje 15 minutëshe në dhomën time të hotelit.

Kur shikoj në pasqyrë shoh vetulla të mira. Ato vijnë nga ana e familjes së babait tim, plus mamaja ime nuk më la kurrë t’i hiqja – madje edhe kur ato rriteshin deri tek qepallat e mia!

Zakoni im i preferuar i bukurisë është tretmani i fytyrës. Në Londër, shkoj në një vend të quajtur “Pfeffer Sal” disa herë në muaj.

Artikujt e fundit të bukurisë që bleva vetë ishin… “Pai Rosehip”, “Oil Cleansing”, “Oil and RMS Luminizer”, nga Credo, ky dyqan i mrekullueshëm i produkteve natyrore që gjeta në New York. Bleva gjithçka atje.

Zbulimi im më i madh i bukurisë është larja e buzëve kur lani dhëmbët. Ajo ju shpëton nga lëkura e ngordhur, kështu që buzët tuaja janë më të shëndetshme.

Frigoriferi im është gjithmonë i mbushur me salcë pikante. Është në konkluzionin tim që çfarëdo vendi që vizitoj, kam nevojë për një salcë natyrale pikante. Kam pasur një mango habanero në Austin, Teksas, të cilën e doja shumë.

Gjëja më e çmendur që kam bërë në emër të bukurisë është mikronina (trajtimi i fytyrës me gjak). Lëkura ime u djeg nga rrezet e diellit për dy ditë, por, nga e treta, lëkura ime po bëhej më mirë. Trajtimi zgjati për disa ditë, por më pas u kthye përsëri në normalitet.

Unë e largoj stresin duke medituar. Por nuk jam shumë e mirë në të. Nuk mund të duket se e mbyll trurin, ose thjesht bie në gjumë. Përkundrazi, zbuloj se të kesh një banjë të bukur është vërtet relaksuese.

Mësimi më i madh i bukurisë që kam mësuar ndonjëherë ishte teni fallco nuk është për mua. Unë thjesht nuk jam shumë e mirë për të mbajtur makijazhin.

Trajtimi i fundit i bukurisë që kisha ishte në Kanë me Teresa Tarmey pak para se të shkoja në tapetin e kuq. Ishte një mënyrë vërtet e mirë për të zhytur lëkurën time.

loading…