Sekretari i sindikatës së KEDS-it Gashi: Nënkryetarit Pajaziti u shit tek turqit për disa shtylla betoni

Sekretari i sindikates se KEDS-it Rashit Gashi, i eshte pergjigjur nenkryetarit te kesaj sindikate, pasi para pak dite tha se Gashi eshte larguar nga puna per shkak te mospermbushjes se detyrave. Pajaziti ne nje emision televiziv nuk i mborjti te drejtat e punetoreve per çka ishte edhe i thirrur por doli kunder, duke thene se Gashi nuk mund te flas ne emer te sindikates. Sot Gashi ia ka publikuar disa deshmi Pajazitit, se si KEDS ia ka derguar shtyllat elektrike te shtepia e posandertuar.

Postimi i plotë i Gashit nè Facebook:

KEDS!
Kompani kjo, e cila përdorë çdo mjetë për të joshur, ‘kërrcnëuar’, linçuar e shantazhuar Sindikalistë dhe për të shuar zërin Sindikalë.
Shihni ju kolegë të dashur, qytetarë e gazetarë.

Të gjitha ato që i thashë më lartë, më kanë ngjar apo ndodhur për 7 vite sa isha ne KEDS, por asnjëherë nuk u nënshtrova dhe në fund e pësova.

Ditë më parë, një koleg i imi, i ‘ashtuquajturi’ nënkryetar në Federatën e Sindikatave, Fehmi Pajaziti, pa turpësishtë gënjeu duke u munduar të denigroj përsonalitetin tim. Më habiti shumë i babëzia e këtij të ashtuquajturi nënkryetar dhe nuk isha në gjendje ta kuptoi tërë atë mllef dhe ato gënjeshtra ndaj meje, kur bashkë kishim punuar mbi 5 vite në Federatë/Sindikatë.

Sot, i dolën të palaratë në shesh sepse kolegët e mi, të cilët sa më shumë po i ‘shtërngojnë’ aq më shumë po i ‘lirojnë’ të shprehen ndryshe.

Dhe ja, ky është komunikimi me njërin nga ta rreth 11 minuta, dhe faktet që mi dërgoi dhe të cilat po i shtroj në form pyetje për KEDS dhe ‘Telallët’ e tyre të maskuar në petkun prej Sindikalisti:

1. A ka ndodhë ndonjëherë një rast i tillë, të investoni dikun kaq shumë shtylla, rrjetë e trafo ndoshta te një konsumatorë që NUK ka shpenzim të energjisë fare?
2. A ka ndodhë ndonjëherë t’i ofroni shërbim dikujt që NUK ka kërkesë fare?
3. A ka ndodhë ndonjëherë, t’i ofroni shërbim dikujt që NUK ka Pëlqim Parimor?
4. A ka ndodhë ndonjëherë, t’i ofroni shërbim dikujt që NUK ka Pëlqim Elektroenergjetik?
4. A ka ndodhë ndonjëherë t’i ofroni shërbim dikujt që NUK ka aplikuar për Zgjidhje Teknike?
5. A mos është jashtë standardi, kablli ajrorë mbi rrugë?
6. A ka ndodhur ndonjëherë, t’i ofroni shërbim dikujt që NUK është i regjistruar si Konsumatorë, me njësin e prishjeve/rrjetit për raste emergjente, e cila ekip i ka kryerë punët në këtë vend e jo me ekipet e Mirëmbajtëjes, nënkontraktorët për investime apo nënkontraktorët për Lidhje të Reja?
7. Në raste si ky më lartë, a do të duhej të i kryente punët një kompani jashtë KEDS?
8. Sa kërkesa keni nga qytetarët për L.RE vetëm për një shtyllë që presin me muaj, a janë me mijëra?
9. Sa punëtorë janë penalizuar, u është shkëputur kontrata, kanë marrë mas disiplinore e iu është ndrruar vendi i punës vetëm për një shtyllë që kanë dërguar një nevojtari apo kanë tejkaluar një pëlqim parimor dhe asgjë më shumë?
10. A është ky standard i dyfishtë, për dikë ‘njerkë’ e diken ‘nënë’?

Çdo koment tjeter është i tepërt. ‘Ndoshta’ unë NUK mbaj mend për 7 vite sa jam punëtor aty, që dikujt i kanë ofruar kaq shërbim të madhë me vlerë mbi ‘5mijë’ e jashtë çdo standardi, madje, madje duke shkelur të gjitha normat teknike e morale!!!
Nëse, ju kolegë të dashur, jeni në dijeni se ka ndodhur edhe ndonjë përsoni të i kryejnë kaq shërbim në këtë form, më demantoni ta tërheq këtë deklarim nëse keni, por mos komentoni ju lutem me sqarime sepse ju hakmirren. I ashtuquajturi nënkryetar që bëhet avokat i ‘dreqit’ dhe shkel mbi interesat e atyre qe e votuan per t’i përfaqësuar. Sa mjeruese e turpshme të shohësh dike që shkel parime për disa shtylla e kabllo rryme etj…
TURP! TURP! TURP!