Sekretari i NATO-s thotë se paqja në Ballkan varet nga Kosova dhe Serbia

Ish politikani norvegjez, tashmë sekretar i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një konference të mbajtur në Lubljanë, i pyetur rreth idesë së shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se nuk beson që ndonjë ide e tillë duhet ta destabilizojë Ballkanin.

“Asgjë nuk mund të bëhet me qëllim që ta destabilizojë rajonin” është shprehur ai, transmeton ballkani.info.

Ai ka shtuar më tej se beson që politikanët rajonal janë të vetëdijshëm për rolin që kan në politikën rajonale dhe u shpreh se stabiliteti aktual në rajonin e Ballkanit varet nga marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Unë sinqerisht besoj se normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit ka rol të rëndësishëm në stabilitetin rajonal” ka thënë Stoltenberg.

Në pyetjen e gazetarëve se kur pritet antarsimi i Maqedonisë në NATO, Stoltenberg u shpreh se qeverisja në Maqedoni duhet të përshpejtojë procedurat për të arritur marrëveshje rreth emrit të shtetit.