Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Kosovës, priti në takim pune komandantin e Forcave të NATO-së

Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Kosovës, z. Shpen Trdevaj priti sot në një takim pune, komandantin e Forcave të NATO-së (KFOR) në Kosovë, gjeneralin, z. Lorenzo D’Addario.

Në vazhdën e takimeve në mes të Sekretarit të KSK-së dhe Komandantit të KFOR, dhe në vazhdën e diskutimeve të shumta, u diskutuan edhe temat me interes të përbashkët, si ajo e sigurisë së përgjithshme në Kosovë, duke potencuar se është në nivel të mirë.

Në takim, u diskutua edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndër-institucional, ku me theks të veçantë u përmend ndërtimi i kapaciteteve të Organizatave të Sigurisë në Kosovë.

Se bashkëpunimi me Forcat e NATO-së në Kosovë është i mirë, e dëshmojnë edhe ushtrimet e mëhershme, ‘Shpata e Argjendtë 1 dhe 2” si dhe ushtrimet tjera të radhës ‘Shpata e Argjendtë’, ku gjithsej do të zhvillohen dy sosh edhe në këtë vit.

Z. Trdevaj duke e falënderuar komandantin e Forcave të NATO-së në Kosovë për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërinstitucional gjer më tani, tha se beson se ky bashkëpunim do te thellohet edhe më tej, në nivel mbase edhe më të gjerë.
/Ballkani.info/