Sejdiu pas zgjedhjeve në Shqipëri, kërkon që të hapet Partia Socialiste në Kosovë

Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka kërkuar që të krijohet një Parti Socialiste në Kosovë, që të konkurrojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë.

Sejdiu këtë e ka thënë nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, derisa ka ironizuar me rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri.

“Ishin dal llafe në sheher që Edi po e lyp e një revansh në zgjedhjet nacionale të ardhshme në Kosovë! PS në Kosovë”, thuhet në postimin e tij.

KQZ në Shqipëri ka njoftuar në faqen zyrtare se momentalisht Partia Socialiste kryeson me 48.78% ose 445412 vota.

Pjesëmarrja në votimet e së dielës ka qenë rreth 48% e qytetarëve të Shqipërisë me të drejtë vote sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.