Sejdiu: Kirurgët po mbajnë grevë në QKUK, po punojnë në privat

Basri Sejdiu, drejtor i SHSKUK’së, ka kritikuar kirurgët të cilat tash e mëse 2 javë janë në grevë duke kërkuar ngritje dinjitoze page.

Dr Sejdiu deklaroi se nuk është në rregull që ata të mbajnë grevë në QKUK e të punojnë në privat, raporton Gazeta Shneta.

Pacientët vdesin në QKUK prej zorrës qorre, krerët mendojnë për plane më të mëdha

Sejdiu: Ja si i binda anesteziologët për të mos u futur në grevë
“Ata po punojnë në sektorin privat”, u shpreh Sejdiu, duke sjellë reagimin e moderatorit se ata e kanë atë të drejtë.

Por, Sejdiu thotë se QKUK’ja nuk duhet të shfrytëzohet si qendër për të referuar pacientët në klinikat private.

“QKUK’ja nuk duhet të shfrytëzohet për të referuar pacientë në privat”, u shpreh kardiologu Sejdiu.