Sejdiu i përgjigjet Konjufcës: Kapaku e tenxherja gatuajnë e nuk flasin palidhje, kam pas respekt për atë djalë

Shefi i grupit parlamentar të PSD’së, Dardan Sejdiu, i ftuar në emisionin DPT te Fidani, i është përgjigjur Glauk Konjufcës i cili ditë më parë koalicionin AAK-PSD e komentoi si kapaku e ka gjetë tenxheren.

E Dardan Sejdiu tha se ne gatuajmë diçka e nuk flasim palidhje.

“Kapaku e tenxherja gatuajnë diçka e nuk folin palidhje”, i është përgjigjur Sejdiu Konjufcës.

“Kam pas respekt më të madhe për atë djalë, asnjë politikë publike nuk kam dëgjuar duke folur për politika ekonomike, problemet e zhvillimit ekonomik… taman po flet si kapaku dhe tenxherja”.

Ai gjithashtu tha se Konjufca është i mirë vetëm në llafe odash, e madje për këtë ia pranon.

“Për llafe odash ia dho dorën, për politika publike ‘kapak e tenxhere’ kaq di e kaq flet”, ka thënë Sejdiu. /Ballkani.info/

loading…