Sefaj thirrje Qeverisë Kurti: Është koha me u sjellë si shtetarë për të ofruar zgjidhje

Udhëheqësi i Këshillit Grevist të shërbyesve civilë, Ali Sefaj ka thënë se Qeveria ka vendosur t’i trajtojë sindikatat dhe punëtorët si kompani private.

Sefaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se pushtetit nuk po i bëhet vonë për fëmijët e as për qytetarët.

“Qeveria nuk duhet dhe nuk guxon me u sjellë me sindikatat dhe punëtorët sikur kompani private. Përgjegjësi e qeverisë është dialogu social dhe garantimi i të drejtës se fëmijëve për shkollim. E qeveria ka vendosur me u sjellë si biznes privat, duke mos çarë kokën për humbjet e fëmijëve, e të qytetarëve nga mos marrja e shërbimeve dhe privimin e punëtorëve të sektorit publik prej mirëqenies ekonomike”, ka shkruar ai.

Ai bëri thirrje edhe njëherë që institucionet të ofrojnë zgjidhje për situatën e krijuar.

Postimi i plotë i Sefajt, pa ndërhyrje:

Qeveria nuk duhet dhe nuk guxon me u sjellë me sindikatat dhe punëtorët sikur kompani private. Pergjegjesi e qeverisë është dialogu social dhe garantimi i të drejtës se fëmijëve për shkollim.

E qeveria ka vendosur me u sjellë si biznes privat, duke mos çarë kokën për humbjet e femijëve, e të qytetarëve nga mos marrja e shërbimeve dhe privimin e punëtorëve të sektorit publik prej mirëqenies ekonomike.

Është koha me u sjellë si shtetarë, me ofru zgjidhje dhe me fillu mesimi dhe puna në administratë.

Reflektoni, mos i leni femijët pa mësin!