Scott ua tregon nxënësve serbë hartën e Serbisë pa Kosovën, reagime të ashpra në Beograd

Deputeti serb, Miladin Shevarliq ka deklaruar se ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott në një shkollë fillore u ka mbajtur ligjeratë fëmijëve dhe u ka treguar hartën e Serbisë pa Kosovën.

Shevarliq gazetarëve në Kuvendin e Serbisë u ka thënë se ambasadori Scott ka mbajtur ligjeratë në Shkollën Fillore “Zharko Zrenjanin”, si dhe për këtë ngjarje ka marrë vesh nga mediat lokale të Apatinit.

“Deri kur Serbia do të lejoj nën“Deri kur Serbia do të lejoj nënçmimin midis Serbisë nga ambasadorët e huaj”, ka pyetur ai, transmeton Ballkani.info.

Ai publikisht e ka pyetur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministren Ana Bërnabiq, ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq dhe ministrin e Arsimit, Mladen Sharçeviq se a është “ky keqpërodrim i fëmijëve nga politika.

“Çfarë do të ndodhte sikur ambasadori serb në Uashington të mbante një ligjeratë të tillë në shkollën fillore”, ka pyetur ai.

Vlen të theksohet se Scott në disa raste edhe para drejtuesve të shtetit serb ka thënë se Kosova është shtet, ashtu siç e njeh shumica e botës. /Ballkani.info/