Bastian Schweinsteiger lajmëroi nëpërmjet rrjeteve sociale tërheqjen nga futbolli i luajtur.

Me këtë rast, bashkëshortja e tij, Ana Ivanovic (ish tenistja serbe), shkroi një mesazh romantik në Instagram:

“Urime për karrierën e pabesueshme, dashuria ime! Po pres me padurim të zbuloj se cila do të jetë aventura jonë e ardhshme me familjen tonë të vogël. Ndihem krenare për ty, të duam!”

loading…