Scholes tregon se me cilin formacion duhet të luajë Man Unitedi i Solskjaer

Paul Scholes beson se trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, duhet të luajë me skemë më shumë sulmuese kur Paul Pogba të rikthehet nga lëndimi.

‘Djajtë e Kuq’ kanë shënuar një fitore të pastër në Ligën e Evropës kur mposhtën Partizanin e Beogradit në Ligën e Evropës, me golat e shënuara nga Greenwood, Anthony Martial dhe Marcus Rashford.

Scholes beson se tre të parët, së bashku me Daniel James, duhen të jenë në pjesën ofensive të Manchester United.

Sipas Scholes, në mesfushë duhen të jenë McTominay dhe Pogba, ndërsa në mbrojtje Shaw, Maguire, Tuanzebe dhe Wan Bissaka.

Sigurisht, porta mbetet e rezervuar për De Gean.

loading…