Scholes e quan të tmerrshme paraqitjen e Unitedit ndaj Young Boysit

Manchester United arrit të kualifikohej për në fazën me eliminim direkt në Champions Leauge pas fitores minimale ndaj Young Boys, por legjenda e “Djajve të Kuq”, Paul Scholes nuk ishte aspak i kënaqur me performancën e ish skuadrës së tij.

Scholes e ka kritikuar performancën e Unitedit duke e cilësuar si të tmerrshme teksa u nevojit goli i Fellainit për të evituar barazimin përballë klubit zviceran.

Ish mesfushori i kombëtares së Anglisë e krahasoi paraqitjen e mbrëmshme të Unitedit me atë kundër Sevillas në edicionin e kaluar.

“Ata ishin të tmerrshëm veçanërisht në pjesën e dytë. Mendoj se po të luanin me skuadra më mesatare do të mposhteshin. Më kujtoi shumë ndeshjen me Sevillan sezonin e kaluar. Kualiteti mungonte në secilën pjesë të fushës. Ndjej keqardhje për Young Boys, po të kishin pak fat do ta fitonin ndeshjen”, theksoi Scholes.

Mourinho vuri theksin te suksesi i tij në Champions League sa i përket kalimit të grupit sa herë që ka marrë pjesë në këtë kompeticion, gjersa edhe ky koment i portugezit është kritikuar nga Scholes.

“Është gjithmonë ‘unë’, Unë e kam fituar titullin, unë e kam fituar Europa Leaguen. Futbolli është lojë e grupit. Pse duhet të na kujtojë titujt e fituar nga ai, tashmë të gjithë i dijmë ato”, përfundoi Scholes.