Scholes beson se edhe Messi do të kishte probleme të adaptohej te Manchester United

Ish lojtari legjendar i Manchester United, Paul Scholes ka theksuar se “Djajve të Kuq” ju mungojnë futbollistë të kualitetit botëror, derisa ka shtuar se edhe Lionel Messi do të kishte probleme me skuadrën aktuale të 20 herë kampionëve të Premier Leagues.

Scholes mendon se United ka nevojë për lojtarë si Hazard, De Bruyne apo David Silva, për t’i bërë ata konkurrent për titull.

“Kur e shikojë skuadrën aktuale, nuk vërejë mungesë të kualitetit. Mendoj se atyre ju mungojnë lojtarëve të kualitetit botëror që klubet tjera i kanë. Por duket se secili futbollist që vjen ka probleme të adaptohet, kam përshtypjen se edhe nëse e transferojmë Messin do të kishte probleme me këtë ekip”, deklaroi Scholes.

11 herë fituesi i Premier Leagues me Manchester United zbulon se nuk kishte besuar se Alexis Sanchez do të përshtatej te klubi nga “Old Trafford”, përkundër se u transferua të bënte dallimin.

“Jam i vetëdijshëm sa Sanchez ka kualitete por unë nuk e kam parë atë asnjëherë si një lojtar të denjë për Manchester United. Mendoj se ai është pak egoist që mendon të luajë vetëm për vete. Transferimi i tij u bë vetëm që mos ta blente City”, përfundoi Scholes.

Manchester United udhëton të shtunën në Londër për t’u përballur me Chelsean në Premier League, kurse mesjavën e ardhshme e pret Juventusin në Champions League.