Manchester Unitedi pritet të emërojë një drejtor të futbollit gjatë muajve të ardhshëm, ndërsa ish portieri legjendar i “Djajve të Kuq”, Peter Schmeichel është i interesuar për këtë pozitë.
Largimi i Jose Mourinhos nga detyra e trajnerit ka lënë bosh edhe pozitën e drejtorit të futbollit që mbahej nga portugezi, ndërsa Schmeichel mendon se për të qenë i suksesshëm në këtë detyrë kandidatët duhet të kenë ide të qarta për identitetin e Manchester Unitedit, ndërsa e ka propozuar vetën për këtë post pavarësisht se nuk ka qenë i përfshirë në futboll që nga viti 2003 kur u pensionua.
“Jam duke menduar ta vendos emrin tim aty. Unë me të vërtetë dëshiroj të jem sërish pjesë e futbollit. E di se jam duke u moshuar por jeta ime ka marr një tjetër kahje pas pensionimit. Është e rëndësishme të rikthehet kultura dhe identiteti i Manchester Unitedit. Do të më pëlqente të shihja dikë që ka luajtur më parë te Unitedi dhe që do të mund të rikthente mentalitetin e Fergusonit te secili anëtar i klubit. Jam duke e shqyrtuar idenë lidhur me nëse i kam ato kualitete dhe nëse përgjigja është pozitive do ta shkruaj emrin tim, pas krishtlindjeve do të marr një vendim”, nënvizoi Schmeichel.
Ish portieri danez kaloi 8 vite te Manchester Uniteidi gjatë periudhës 1991-1999, ku arriti të fitojë 5 herë Premier Leaguen, 3 herë FA Cup, 1 Champions League dhe 1 League Cup.







