Aksidenti me helikopter

Schmeichel shkruan letër emocionale për presidentin e ndjerë të Leicesterit

Pas konfirmimit se presidenti i Leicester Cityt, Vichai Srivaddhanaprabha ka vdekuar pas aksidentit me helikopter, portieri i “The Foxes”, Peter Schmeichel i ka shkuar një letër emocionale.

Schmeichel u transferua te Leicesteri pak pasi që Srivaddhanaprabha mori rolin e presidentit të klubit anglez, teksa ishte pjesë e suksesit të jashtëzakonshëm në sezonin 2015-2016, vit në të cilin u shpallën kampion të Premier Leagues.

Të dielën u konfirmua se Srivaddhanaprabha ishte në mesin e 5 personave të tjerë të vdekur, në përplasjen e helikopterit afër stadiumit “King Power”. Schmeichel ishte njëri prej të shumtëve që shprehu ngushëllimet dhe keqardhjen e tij për këtë fatkeqësi.

“Nuk mund të besoj se kjo ka ndodhur. Jam me zemër të thyer dhe totalisht i shkatërruar. Është e vështirë të shkruash për rëndësinë qe ke pasur për këtë klub dhe për qytetin e Leicesterit. Të gjithë i dijmë investimet e juaja dhe familjes suaj për klubin. Unë nuk kam takuar ende askënd sikur ju, shumë punëtor, shumë i përkushtuar dhe shumë pasionant. Ju e keni ndryshuar futbollin përgjithmonë, i keni dhënë shpresë njerëzve se e pamundura mund të realizohet. Kur nënshkrova në vitin 2011 me Leicesterin, më thatë se pas 6 viteve do të jemi në Champions League, ju më inspiruat dhe më keni bërë të kam besim te ju. Praktikisht më keni kthyer ëndërrat në realitet. Më shkatërron kur e mendoj se nuk do të takohemi më në dhomat e zhveshjes. Tani ne kemi përgjegjësinë si klub, si lojtarë dhe si tifozë të nderojmë figurën tuaj”, mbyllet letra e portierit danez.

Ngjarja tragjike që la të vdekur presidentin Srivaddhanaprabha ndodhi të shtunën menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Leicester-West Ham.