Schalke zyrtarisht e transferon super talentin e Manchester Cityt

Schalke e ka kompletuar një transferim befasues nga Manchester City.

Schalke ka arritur ta transferojë talentin e Manchester Cityt, Rabbi Matondo.

Skuadra gjermane njoftoi pak çaste më parë se ka arritur ta kompletojë transferimin e 18-vjeçarit nga ‘Qytetarët’.

Schalke ka paguar 13 milionë euro për transferimin e Rabbi Matondo nga Manchester City.

Talenti ka nënshkruar kontratë katër vite e gjysmë me skuadrën gjermane.