Mauro Icardi dhe Paulo Dybala shënuan golat e parë të tyre me fanellën e Argjentinës në miqësoren e mbrëmshme ndaj Meksikës, dhe ky fakt e ka lumturuar përzgjedhësin aktual të “La Celeste”, Lionel Scalonin.

Sulmuesi i Interit, Icardi realizoi golin e parë të tij te Argjentina pas 8 ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa yllit të Juventusit, Dybala iu deshën 18 takime për të gjetur rrjetën e parë.

“Ne duhet të jemi të lumtur sepse dy lojtarë të rëndësishëm si Icardi dhe Dybala u zhbllokuan. Ata do t’i dhurojnë tifozëve shumë gëzime. Ishte ndeshje e vështirë, ne luajtëm me shumë ndryshime në formacion. Jemi të lumtur edhe për shkak se të gjithë luajtën dhe ky ishte qëllimi. Besoj se me këto ndryshime skuadra ka përparuar edhe më shumë”, theksoi Scaloni.

Lionel Scaloni e mori drejtimin e Argjentinës pas shkarkimit të Jorge Sampaolit i cili dështoi në Kupën e Botës, ndërsa 40 vjeçari është ulur në stolin e kombëtares latine përkohsisht dhe në këtë periudhë ka arritur 4 fitore 1 barazim dhe 1 humbje.