Sassuolo shokon Milanin

Sassuolo ka shokuar Milanin duke e mposhtur me shifrat 3:1.

Të dielën në “San Siro”, Milani kaloi në epërsi në minutën e 21-të. Alessio Romagnoli realizoi golin. Por menjëherë në minutën e 24-t, Sassuolo barazoi shifrat në 1:1. Gianluca Scamacca ishte realizator. Simon Kjaer shënoi në portën e tij për epërsinë 2:1 të Sassuolos, në minutën e 33-të.

Për 3:1 realizoi Domenico Berardi. Ai vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 66-të.

Romagnoli u përjashtua me karton të kuq në minutën e 77-të. Për Milanin është vetëm humbja e tretë këtë edicion. Renditet në pozitën e dytë në Serie A me 32 pikë nga 14 ndeshje. Sassuolo është e 12-ta me 18 pikë.