Sarri vendos ta largojë Emre Can, qëndron Khedira

Te Juventusi nuk ka më vend për 6 futbollistë nga grupi aktual. Nga 8 emra gjithsej 6 sakrifikohen, ku mes tyre spikatin lojtarë si Dybala, Mandzukic, por edhe Matuidi e Khedira.

Pikërisht ky i fundit gjatë gjithë kësaj periudhe ka qëndruar me valixhe në duar dhe ka patur kontakte me skuadra të ndryshme të Premier Leagues, por mesa duket Sarri ka ndryshuar mendim në lidhje me gjermanin pasi e ka bindur paraqitja e Khediras në sfidën ndaj Atletico Madridit dhe goli që ai i realizoi.

Në këtë mënyrë një nga të sakrifikuarit e bardhezinjëve në mesfushë mund të mos jetë futbollisti me origjinë tuniziane por shoku i tij në kombëtare Emre Can.

Sarri i ka kërkuar Paraticit të heqë nga merkato Khediran dhe pikërisht në listën e shitjeve mund të përfundojë Emre Can i cili nuk e bind plotësisht trajnerin e kampionëve të Italisë.

loading…