Maurizio Sarri ka thënë se një kontratë e re është duke e pritur në tavolinë Eden Hazardin, por insiston se i takon vetë belgut të vendosë se a dëshiron ta nënshkruajë apo jo.
Marrëveshja aktuale e Hazardit me Chelsea mbaron në verën e vitit 2020 dhe ai nuk e ka mbajtur të fshehtë faktin se ëndrra e tij është të luajë në Real Madrid edhe pse dëshiron të vazhdojë me Chelsean.
Sarri tha dje se klubi është i gatshëm t’ia zgjasë atij kontratën menjëherë.
“Klubi është i gatshëm për kontratë të re menjëherë, po i takon atij të vendosë nëse dëshiron ta ripërtërijë apo jo”, tha Sarri.
“Unë e dua Edenin këtu, natyrisht, por e dua këtu vetëm nëse ai dëshiron të qëndrojë”, insistoi ai







