Sulmuesi

Sarri tregon se a do të luajë Hazard si sulmues fals

Maurizio Sarri duket se do t’i ndryshojë pozicionin Eden Hazardit.

Trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri, ka thënë se ai është shumë i kënaqur nga performanca e Eden Hazard ndaj Manchester Cityt si sulmues fals.

Italiani ka thënë se ai po e shqyrton idenë që belgu të luajë si 9-sh fals në ndeshejt e ardhshme.

“Jam shumë i kënaqur nga loja e Eden Hazard ndaj Manchester Cityt”, tha fillimisht Sarri, përcjell

“Sulmues fals? Jam duke e menduar atë gjë. Loja e tij si sulmues fals më ka impresionuar, andaj pse mos të luajë në atë pozicion në ndeshjet e ardhshme”, ka shtuar më tej trajneri i bluve.