Sarri tregon gabimet e Juventusit pas humbjes nga Lyon

Maurizio Sarri ka komentuar problemet e Juventusit që sollën humbjen nga Lyon në ndeshjen e parë të 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Kampionët e Serie A u mundën nga Lyon, me rezultat 1:0.

“Në pjesën e parë topin po qarkullonim shumë ngadalë”, deklaroi fillimisht Sarri, përcjell lajmi.net.

“Gjysma e dytë ishte shumë më e mirë, por në Ligën e Kampionëve nuk mjafton të luash një gjysmë pjese”.

“Nuk e di pse nuk kam arritur t’i lë lojtarët e mi të kuptojnë se topi duhet të qarkullojë shumë më shpejtë. E gjitha fillon aty. Në stërvitje po qarkullonte shumë më mirë”.

“Neve na mungoi vendosmëria dhe agresioni kur sulmuam, dhe për 15 minuta gjithashtu nga mungoi edhe mbrojtja”.

“Ne ishim të pafat kur pësuam me De Ligt ishte i dëmtuar. Gjysma e dytë ishte më e mirë, por sinqerisht nuk është e mjaftueshme për një ndeshje të Ligës së Kampionëve”.