Fituesin e 3 Premier League

Sarri thotë se tifozët e Chelseat duhet ta respektojnë Mourinhon

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri ka kërkuar nga tifozët e londinezëve që të respektojnë Jose Mourinhon, i cili ka fituar 3 Premier League me “The Blues”.

Goli i Ross Barkley në sekondat e fundit të përballjës derbi mes Chelseat dhe United ngjalli reagimin e Mourinhos i cili u provokua nga njëri prej pjesëtarëve të stafit të Sarrit.

Tifozët e “The Blues” kishin thirrje fyese ndaj Mourinhos, i cili replikoi me 3 gishta duke iu referuar numrit të trofeve të fituar në “Stamford Bridge”.

“Mourinho ka fituar këtu dhe mendoj se duhet ta respektojmë atë dhe secilin që ka fituar për këtë klub”, tha Sarri.

Ish trajneri i Napolit sqaroi edhe momentin e incidentit teksa e pranoi se pjesëtari i stafit të tij ishte fajtorë, ndërsa konfirmoi se pas takimit shkuan te Mourinho për t’i kërkuar falje.