Sarri shpjegon reagimin e Ronaldos pas zëvendësimit

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri thotë se reagimi i zemëruar i Cristiano Ronaldos kur u zëvendësua kundër Lokomotiv Moska ishte sepse ai kishte pësuar një dëmtim të vogël.

Ish sulmuesi i Real Madridit u zëvendësua për Paulo Dybala në minutën e 82-të të ndeshjes së mërkurës në Ligën e Kampionëve në kryeqytetin rus.

Është hera e parë që portugezi nuk ka arritur të përfundojë 90 minuta në një ndeshje të Ligës së Kampionëve që nga shkurti i vitit 2016, dhe ai nuk e pranoi mirë këtë.

“Ronaldo u zemërua sepse nuk ishte shumë mirë, ai pati një problem në gju disa ditë më parë dhe muskujt e tij mund të pësojnë lodhje”, tha Sarri.

“Në fund të gjysmës së parë ai ishte nervoz. Kam frikë se ai do të dëmtojë veten dhe preferova ta zëvendësojë atë”, zbuloi italiani.

loading…