Sarri rrezikon të mos jetë ndaj Parmas, CR7 rikthehet

Maurizio Sarri, trajner i Juventusit, ashtu siç ka bërë me dije vetë klubi bardhezi, vuan nga pneumonia. Ne fakt, ka qenë trajneri ai i cili ka lejuar klubin torinez ta bëjë publik lajmin për të qartësuar të gjithë opinionin.

Fundjavën e shkuar italiani e ka marrë pushim, ndërsa të hënën ishte i pranishëm në qendrën stërvitore, por nuk mundi të realizonte seancën e zakonshme, duke ia lënë në dorë ndihmësve të tij. Gjithsesi, pritet të jetë në stol në premierën e Serisë Am ndaj Parmës në transfertë.

Sa i përket grupit, Cristiano Ronaldo, i cili kryente stërvitje i veçuar, për shkak të shqetësimeve muskulore, tashmë është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës. Portugezi humbi 2 miqësoret e fundit të zhvilluara nga Juventusi, atë me të rinjtë e Juventusit dhe ndaj Triestinës, ka nisur punën normalisht me skuadrën, që të shtunën e ardhshme ndaj Parmës do të nisë mbrojtjen e titullit të Serisë A. Sa i përket situatës së Sarrit, te Juvja nuk janë të shqetësuar, duke qenë se pritet qe deri të shtunën trajneri të ketë lenë gjithçka pas krahëve.