Sarri pranë marrëveshjes me skuadrën e njohur në Serie A

Maurizio Sarri do të rikthehet në pozitën e trajneri në Serie A.

Trajneri italian thuhet se ka arritur marrëveshje personale me skuadrën e Romës për sezonin e ri. Sarri thuhet se do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me pagë prej katër milionë eurosh në sezon.

Sarri do ta zëvendësojë Paulo Fonsecan që do të largohet në fund të këtij edicioni.

Roma këtë sezon në Serie A pas 34-t ndeshjeve renditet në pozitën e shtatë me 55 pikë të tubuara.