Trajneri

Sarri nuk i do këta dy lojtarë te Chelsea

Chelsea do të ketë shumë punë në janar.

Chelsea do të bëjë disa largime, transferime, por tani do të ketë punë edhe me lojtarët që i ka në huazim.

Skuadra londineze nuk e di se çfarë do të bëjë me Michy Batshuayin dhe Tammy Abraham, përcjell lajmi.net.

Maurizio Sarri ka kërkuar nga Chelsea që mos t’i kthejë në skuadër asnjërin prej sulmuesve, pasi nuk janë në planet e tij.

Kështu, skuadra londineze do t’i lë ata në huazim deri në fund të këtij sezoni për të vendosur më pas për të ardhmen e tyre.