Alvaro Morata ka pasur një vit të tmerrshëm te Chelsea, ndërsa trajneri Sarri e lidh formën e dobët të sulmuesit spanjoll me anën psikologjike të tij.
Morata pati start pozitiv te “The Blues” në fillim të sezonit të kaluar, por viti 2018 ka qenë i mbushur me negativitet për ish lojtarin e Real Madridit, i cili ka arritur të shënojë vetëm 6 gola në Premier League gjatë këtij viti kalendarik.
Nga ato gola 5 i ka shënuar këtë edicion por peferomaca e Morata lë shumë për të dëshiruar duke mos qenë i qetë para portës gjersa është përballur edhe me mungesë vetbesimi.
Sarri ka ngritur një paralele me një ish lojtar të tij te klubi italian, Empoli.
“Te Empoli kisha një lojtar të mrekullueshëm si Riccardo Saponara, të cilën e shitëm pastaj te Milani. Ai ishte një prej lojtarëve më të mirë që kam parë por ishte i dobët psikologjikisht. Morata ka shënuar disa gola këtë stinor dhe nuk shoh ndonjë problem me të, shpresoj se do të shënojë edhe më shumë. Çdo sezon ai realizon nga 15-16 gola, kështu që është afër mesatares së tij. Flas me të për çdo ditë por në fushë mbetet i vetmuar. Për momentin ai nuk aktivizohet në maksimumin e potencialit të tij”, zbuloi Sarri.
Alvaro Morata u transferua te Chelsea nga Real Madridi në verën e vitit 2017 për 60 milionë euro.







